Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj homologut amerikan, Donald Trump për partneritetin në Bordin e Paqes.
Ajo në një postim në X, një ditë pas inaugurimit të këtij Bordi tha se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C., Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”.
“Mirënjohës ndaj presidentit amerikan Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tone”, ka shkruar Osmani










