“Kosova ka ngecur”, Gashi: Zgjedhjet e përgjithshme, zgjidhja e vetme

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se Kosova ka ngecur sa i përket nivelit nacional, duke theksuar se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të përgjithshme.

Sipas tij, Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim, por, Gashit thotë se shteti ka nevojë për drejtim që duhet të fillojë tani.

Deputeti bën thirrje që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen sa më shpejt, në mënyrë që Kosova të ketë qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë.

“Zgjedhjet lokale përfunduan. Rezultatin e morëm, qytetarët folën. Tani është koha t’i kthehemi nivelit nacional – sepse vendi ka ngecur. Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim”.

“Zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme reale për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional. Le t’i mbajmë sa më shpejt, që Kosova të ketë qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë. Kosova ka nevojë për drejtim. Dhe ky drejtim duhet të fillojë tani”, ka shkruar Gashi në Facebook.