“Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin”, pamje nga tubimi gjithëkombëtar në Tiranë

Për më pak se dy orë, do të fillojë protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Klan Kosova po e përcjellë këtë tubim gjithëkombëtar, i organizuar në kryeqendrën shqiptare.

Gazetarja Qëndresa Tërshani ka raportuar se sheshi ‘Skënderbej’ tashmë është mbushur dhe të gjithë janë gati për të kërkuar drejtësi për ish krerët e UÇK-së.
Një qytetar nga Prizreni, i cili ka qenë ushtar i UÇK-së, i emocionaur tha për Klan Kosova se “Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin e të tjerët”.

*Klikon