Profesori i të Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë se Kosova ndodhet para dy çështjeve ku duhet të bëjë një zgjedhje.
Ai ka thënë se Kosova ose duhet të zgjedhë që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ose të pranojë ndryshimin e kufijve
“Marrëveshja e re nënkupton ose zbatim të ASK-së ose të shkojmë në rishikim të kufijve. BE është e vërtetë që ka vendos mendjen për ruajtjen e tërësisë territorial të Kosovës”, ka thënë Ujkani.
“Por marrëveshja gjithëpërfshirëse, e detyrueshme ligjërisht nënkupton dy skenarë të mundshme, ose ASK të 2013 – që nuk besoj në vendimin e Gjykatës Kushtetuese – ose nuk ka mundësi të jetë ndryshe dhe opsioni tjetër është i ditur, rishikimi i kufirit”.