“Kosova gati sikur Palestina”, Kajtazi akuzon Kurtin për dështime dhe korrupsion

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ngritur shqetësime serioze për drejtimin politik të vendit, duke thënë se Kosova rrezikon të bëhet sikur Palestina.

Në emisionin “VV Show”, Kajtazi u shpreh se dështimet në politikën e jashtme, mungesa e njohjeve të reja dhe zvarritja e marrëveshjes me Serbinë po e rrezikojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Albin Kurti duhet me dhanë përgjegjësi penale për aferat korruptive, përgjegjësi politike për dëmin që ia ka shkaktu Kosovës. Duhet me i përmirësu gabimet që i ka bë. Me përfundu marrëveshjen me Serbinë që ka mbet si gogol. Sot Kosova ka rrezik me u bë Palestinë e dytë, këta nuk janë tu e dit. Kosova është shtet i pakryer”.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e ish-ministrit të Jashtëm e ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke thënë se pa njohjen që e solli ai, Kosova do të kishte mbetur e izoluar në arenën ndërkombëtare.

“Mos të ishte njohja që e solli Pacolli, Kosova ke ndërkombëtarisht e mbytun”.