Kosova fiton bindshëm në Qipro

Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë.

“Dardanët” triumfuan me shifrat prej 4-0, nga dy gola për secilën pjesë.

Vedat Muriqi shënoi dy gola në pjesën e parë, një nga penalltia në minutën e nëntë, derisa një në minutën e 21-të pas një asistimi nga Donat Rrudhani.

Në pjesën e dytë shënoi Albion Rrahmani, ndërsa edhe Dellova gjeti golin e tij të parë me fanellën e Kosovës.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 12 tetor ndaj Lituanisë si mysafir.