Kosova ka shënuar fitoren e radhës në ndeshjet miqësore, duke mposhtur Burkin Fason me rezultat 2-0.
Ndeshja e zhvilluar në Paris të Francës, kaloi nën dominimin e Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa afrikanët zhvillonin ndeshje të ashpër, për çka morën edhe tre kartonë të verdhë.
Goli i parë erdhi në minutën e 74-të. Ishte sulmuesi Vedat Muriqi ai që shënoi me një goditje të saktë.
Burkina Faso u ndëshkua edhe me kartonë të kuq në fundin e ndeshjes, në minutën e 89-të.
Kosova gjeti edhe një herë rrjetën. Kështu, në minutën e 90-të shënoi Leart Paqarada për rezultatin 2-0.