Kosova e Dyseldorfit po marshon drejt titullit në Landesliga të Gjermanisë

Shqiptarët në Dysledorf të Gjermanisë po e shijojnë një rrugëtim fantastik të klubit futbollistik “Kosova”.

Kjo skuadër është duke shkëlqyer në Landesliga (divizioni i gjashtë), ku po e udhëheqin renditjen tabelare.

Renditja aktuale tabelare në Landesliga të Gjermanisë

Në 25 xhiro kampionale, ekipi shqiptar ka grumbulluar 57 pikë, duke qenë tani kandidati kryesor për t’u inkuadruar edicionin e ardhshëm në një rang më të lartë të garave në Gjermani.

Kosova triumfoi këtë vikend në udhëtim te DJK Fortuna Dilkrath, me rezultat 0-2, raporton klankosova.

Ky klub i formuar në vitin 1989 nga shqiptarët e diasporës, vazhdon të grumbullojë rreth vetës futbollistë të mërgimtarëve tanë, duke u kthyer në skuadrën e zemrës për të gjithë kurbetçinjt nga të gjitha viset shqiptare.