Kombëtarja e Kosovës ka reaguar menjëherë pas disavantazhit të hershëm ndaj Komoreve, duke e barazuar rezultatin në minutën e nënëmbëdhjetë të ndeshjes.
Golin e barazimit e ka realizuar Albion Rrahmani, i cili me një goditje të fortë brenda zonës së rreptësisë, e ka mposhtur portierin kundërshtar dhe e ka rikthyer barazpeshën në lojë.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth shtatëdhjetë minuta lojë.
The post Kosova e barazon, shënon Rrahmani appeared first on Kosovapost.net.