Ujin për vete e avokatin e siguroi krejt në fillim.
Por, nuk është që iu desh edhe aq.
Pasi më shumë se të akuzuarit, Nagip Krasniqi e avokatit, Virtyt Ibrahimaga goja iu tha dëshmitarit, Hasan Kerolli se si ekspert i lartë për tregtim të energjisë në KEK, foli gjerë e gjatë se cka bëri ish-kryeshefi i tij nga tetori i 2021 e tutje.
Ky tha se vet Krasniqi i përzgjedhte operatorët për blerje të energjisë, ani se këtë më parë e bënte drejtori operativ.
Sipas dëshmitarit ishte pikërisht Krasniqi që nuk e përfilli një vendim të ZRrE-së, për të mos i shitur rrymë kompanive që nuk janë të licenuara në Kosovë.
E vetmja që nuk e kishte këtë dokument ishte “Holding Slevenski Eletrane”, nga Sllovenia që dyshohet se e dëmtoi KEK-un, 3 milionë e 229 mijë e 905 euro e buxhetin e shtetit 531 mijë e 920 euro.
Në këtë vendim ishte i përfshirë edhe ish-kryeshefi Krasniqi.
Këta kishin kërkuar të dinë cila është kompania pa licencë. Anise dëshmitari thotë se iu tregoi se është veç kompania nga Sllovenia, për çka udhëheqësia ishte mjaftuar me një garancion bankar që e morën nga firma.
Ky po ashtu tregoi se këta filluan t’i shesin rrymë kompanive që ishin të regjistruara në Kosovë dhe kanë pasur licencë nga shtete evropiane nga 2022 kur patën teprica.
Megjithatë, për asnjë nga akuzat e prokurorisë për keqperdorim të pozitës Nagip Krasniqi nuk e ka pranuar fajin.