Koopmeiners “thumbon” Tudor: Periudhë e vështirë, nuk po luaj në pozicionin tim natyral

Juventusi i Igor Tudor doli i mundur nga “Santiago Bernabéu”, ndërsa një nga temat e ndeshjes ishte Teun Koopmeiners, që tregoi paraqitje të zbehtë dhe u komentua pas ndeshjes. “Kam kaluar një periudhë të vështirë dhe marr përgjegjësitë, – tha mesfushori holandez, duke pranuar vështirësitë e fundit, por edhe duke prekur aspektet taktike. – Nuk jam sulmues, roli im është në mesfushë. Në disa ndeshje kam luajtur shumë përpara, në një pozicion që nuk është i imi. Unë jam mesfushor i pastër”.

Koopmeiners pranoi se ka luajtur më mirë kur është vendosur në rolin e tij natyral, si kundër ish-ekipit të tij Atalanta, dhe më pak efektiv si “sulmues fals”, si ndaj Villarrealit.

“Fola me trajnerin dhe u ktheva të luaj aty ku ndihem rehat, – shtoi ai, edhe pse pa shkëlqim. – Çelësi është vazhdimësia dhe mendësia pozitive, sepse në fund rëndësi ka vetëm e mira e skuadrës”.

The post Koopmeiners “thumbon” Tudor: Periudhë e vështirë, nuk po luaj në pozicionin tim natyral appeared first on Telesport.