Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim

Vetëm një ndeshje në stolin e Juventusit mjaftoi për të treguar aftësitë e Luciano Spallettit, trajner që surprizon dhe sheh përtej skemave. Vendimi për ta aktivizuar Teun Koopmeiners si qendërmbrojtës i majtë la shumë të habitur, por jo Pascal Jansen, trajneri i tij tek AZ Alkmaar dhe tani te New York City FC: “Teun ishte një profesionist i madh, i gatshëm për hapin tjetër në karrierë. Ai lëvizte me lehtësi, kuptonte lojën më shumë se pozicionin”.

Koopmeiners, i formuar si mesfushor, i ri luajti edhe si qendërmbrojtës te AZ. Jansen e përdori në disa ndeshje në një linjë katërshe mbrojtëse. “Teun është shumë fleksibël, kështu që vendimi i Spallettit nuk më habit. Juventusi kishte nevojë për më shumë cilësi, strukturë dhe stabilitet në ndërtimin e lojës nga pas, – shtoi Jansen. – Nëse Spalletti sjell ekuilibër dhe qetësi, Teun mund të arrijë nivelin më të mirë dhe ta ndihmojë skuadrën të rritet”.

The post Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim appeared first on Telesport.