Teun Koopmeiners, mesfushori i Juventusit, që kohët e fundit po luan në mbrojtje, foli pas barazimit 1-1 ndaj Sporting CP. Ai theksoi agresivitetin e skuadrës dhe nevojën për rezultate: “Duhet ta analizojmë atë që ndodhi, ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Nevojitet për t’u shënuar më shumë gola”.
Për aktivizimin në mbrojtje: “Kam luajtur aty shumë vite më parë, por tani ndihem më mirë. Në këtë rol mund të përdor cilësitë e mia, ta ndihmoj skuadrën. E dua topin, bëj pasime tek Yildiz dhe mesfushorët. Ndihem shumë komod, edhe pse ka ende gjëra që dua t’i përmirësoj për ekipin”.
Roli i Spallettit: “Ka sjellë energji të reja, luajmë më shumë dhe ndryshe. Përgjegjësia është edhe e jona, gjithmonë duhet të vëmë zemrën në fushë. Trajneri na ka treguar detajet ku duhet të përmirësohemi. Me të kemi bërë dy ndeshje solide”.
Koopmeiners pranon se nuk ka luajtur gjithmonë në pozicionin e tij ideal: “Kur luaj në një rol që nuk është imi bëhet më e vështirë. Tani, në këtë pozicion të ri, mund të jem vërtet Koopmeiners. Klasifikimi nuk është i mirë, por duhet të fokusohemi te rezultatet dhe të shënojmë më shumë gola. Çdo ndeshje e Juventusit duhet fituar, sidomos në Champions”.
The post Koopmeiners: Në rolin e mbrojtësit mund të jem vetvetja. Spalletti? Ka sjellë energji të reja appeared first on Telesport.











