Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Leposaviq.
Në njoftim thuhet se është kontrolluar shtëpia e tij dhe është gjetur një pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.










