“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të paauditura të partive politike për vitin 2024. Sipas raportit financiar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), gjatë këtij viti ata kanë regjistruar të ardhura në shumën 2,337,168.74 euro, një rritje krahasuar me vitin 2023, kur të ardhurat ishin 2,750,024 euro, shkruan Demokracia.com.
Bazuar në të dhënat e raportit, shpenzimet gjatë vitit 2024 për LVV përfshijnë 1,805,296.70 euro, me 163,203.99 euro shpenzuar për fushatën e tyre. Aktualisht, LVV ka 1,842,904.73 euro në llogari bankare dhe 36,018.84 euro në arkë.
Partia ka raportuar gjithashtu shpenzime mbi 5,000 euro, përfshirë kontraktorë që lidhen edhe me qeverinë e Kosovës. Emri i kompanisë ‘Exfis’ është vënë në dukje për blerjen e derivateve në vlerë mbi 21,000 euro, ndërsa kompania ‘Moviola’ LLC ka ofruar shërbime informimi për LVV në vlerë afërsisht 10,000 euro.
Demokracia.com ka identifikuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e drejtuar nga Donika Gërvalla, kishte lidhur një kontratë me kompaninë ‘Moviola’ LLC për “Prodhimin e videove promovuese” në vitin 2023, me një vlerë prej 120,000 euro. Ky kontratë u nënshkrua në fund të vitit 2023 për një çmim fillimtar prej 24,900 euro- çmimi për njësi.
DOKUMENT | Pas Gani artistit, Gërvalla e çel kuletën edhe me 120 mijë euro për promovim
Raportin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje mund ta gjeni në këtë lidhje-Këtu /Demokracia.com/