Të martën pasdite ka mbërritur në portin e Shëngjinit kontingjenti i tretë i emigrantëve nga Italia, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Pas zbarkimit ata janë transferuar menjëherë drejt qendrës së Akomodimit në Gjadër, ku do të qëndrojnë për një periudhë deri në 18 muaj, gjatë së cilës autoritetet do të rivlerësojnë kërkesat e tyre.
Emigrantët janë nga shtete të ndryshme dhe, sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në rast se ata pranojnë riatdhesimin vullnetar, qëndrimi i tyre mund të përfundojë më herët.
Aktualisht, në 1qendrën e Gjadrit ndodhen rreth 50 emigrantë, pasi një pjesë e atyre që mbërritën më herët kanë pranuar të kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe janë riatdhesuar./abcnews.al