Konsiderohet person i rrezikshëm, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, Liridon Hajdar Podrimja, i lindur me 1989 në Gjakovë.

I dyshuari kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati.

Bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.