Konkursi i MPB-së: Kërkon gjeograf për punë fitosanitarie

Konkurs kanë hapë për Inspektor Fitosanitar Kufitar, por kërkesa për kualifikim është e padëgjuar më parë.

Ministria e Punëve të Brendshme për ta kryer inspektimin e bimëve, produkteve ushqimore me origjinë bimore në pikat kufitare po kërkon në mes tjerash edhe gjeograf.

Kjo kërkesë i shkoi edhe Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilët ani se do ta marrin në punë njërin nga aplikantët nuk pranuan të flasin për rastin.

Megjithatë, Klan Kosova merr vesh se zyrtarë të këtij agjencioni ishin shokuar kur panë thirrjen.

Për të kuptuar më tepër rreth këtij rasti, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: