,

Konjufca: Trungu ynë u ujit me gjakun e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalimin e tij në seancën solemne për nderë të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Konjufca gjatë fjalës së tij ka falënderua të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë ditë.

Ai nuk ka harruar të përmend sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj ishte e drejtë.

“Trungu ynë u ujit me gjakun e UÇK-së, e cila zhvilloi lutë të drejtë dhe mbrojtëse. Kjo ishte lufte e domosdoshme e popullit tonë, e cila u kurorëzuar me pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Konjufca u shpreh se nuk duhet harruar të pagjeturit e as të burgosurit politikë edhe në këtë përvjetor të pavarësisë.

“Së pari u përkulemi atyre që dhanë jetën për liri. Nuk i harrojmë të pagjeturit e i përkulemi popullit tone për qëndresën shekullore. Por nuk i harrojmë as miqtë ndërkombëtarë për ndihmën e tyre të pakursyeshme”.

Related Posts