Konjufca: Serbia duhet të ndëshkohet, ekziston rreziku ta përsërisë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia nuk duhet të mbetet e pandëshkuar sidomos pas agresionit të 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas tij, ekziston rreziku që shteti serb ta përsërisë një sulm më përmasa edhe më të mëdha nëse nuk ndëshkohet.