Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është parë tek Pallati i Drejtësisë ditën e hënë.
DTV ka pranuar informacione se i pari i Kuvendit është parë duke u futur në objektin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Për këtë, është kontaktuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai ka thënë shkurtimisht se arsyeja e paraqitjes se kryekuvendarit në Prokurori është për një padi ngritur ndaj tij për një deklaratë televizive.
“Nje padi nga nje ish kryeshef i nje ndermarrje, per nje deklarate televizive”, deklaroi shkurtimisht Kërçeli.
Së fundmi, kryekuvendari Konjufca është paraqitur në gjykatë për rastin e gazlotsjellësit në cilësinë e të akuzuarit, ku i ftuar si dëshmitar ka qenë ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.
Grabovci përpara gjykatës kishte thënë se s’i kujtohet që Konjufca kishte hedhur gazlotsjellës ndonjëherë.