Mandatari i ri i Vetëvendosjes për kryeministër, Glauk Konjufca, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka treguar se do të kërkojnë ndonjë marrëveshje për koalicion me partitë politike në vend.
Konjufca para gazetareve ka treguar se duhet të formohet qeveria e re për dy arsye.
“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje të koalicionit me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë ta krijojmë një qeveri të re për me i shmangurdy gjëra të rëndësishme. E para është zgjedhjet e menihershme dhe e dyta është që të provojmë të bashkëpunojmë me partitë poltike parlamentare për me mujt me pas Kosova buxhetin e saj për vitin 2026-të. Nësë këty dyja nuk bëhen nuk ështeë në të mirën eKosovës dhe pikësrisht për këtë arsyje LVV më propozoi si mandatar sot. Unë e pranova e tërë që na mbetët është ta shohim tash veprimin e presidentes”, tha tutje ai, raporton Periskopi.
I pyetur se a ka ndonjë indikacion se do të merrni mbështetje nga partitë opozitare?
Konkjufca ka thënë se “Kjo ma merr menja se pritet jo veç prej Lëvizjes Vetëvendosje por prej shumicës së qytetareve të Republikës së Kosovës. Nëse kjo nuk shmanget Kosova mund t’i ketë pesë palë zgjedhje brenda një viti. Me të vërtetë është shumë e lodhshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk e përmenda edhe koston që është 40 milionë euro që prej gjepave të juaj do të paguani. Besoj që forcat opozitare do të reflektojnë dhe do të bashkëpunojmë. Ama jo për një qeveri afatgjate me koalicione vetëm thjeshtë ti thirrëm mendjes që këto gjëra të kalojnë”, tha Konjufca.












