Konjufca: Mendoj që Kosova do ta ketë një Qeveri, kësaj radhe është në dorën e partive opozitare

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka thënë se mendon që Kosova do ta ketë një Qeveri.

Ai u shpreh se kësaj radhe, është në dorën e partive të tjera.

“Nuk e di saktë me probabilitet dhe përqindje sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por unë mendoj që Kosova do ta ketë një Qeveri, por në fund të fundit mendoj që nuk varet krejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kësaj radhe, zgjedhjen se a do të kemi qeveri të re, apo do të shkojmë në zgjedhje, krejtësisht në dorë e kanë partitë që ne po u themi opozitare, është zgjedhja e tyre”, u shpreh ai./Klankosova.tv

The post Konjufca: Mendoj që Kosova do ta ketë një Qeveri, kësaj radhe është në dorën e partive opozitare appeared first on Klan Kosova.