Konjufca kërkon emër për president nga opozita: Nëse nuk ndodh, përcaktim i qartë për me shku në zgjedhje

 

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca sugjeroi që edhe partitë opozitare të dalin me një emër, në të kundërtën thotë se është “përcaktim i qartë për me shku në zgjedhje”.

Ai thekson se ka njerëz më të mirë e më të përgatitur se ai, dhe se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta votonin.

“Është propozim i Vetëvendosjes. Tash ecim përpara. Versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e vet. Mendoj që pyetja që po mungon këto 2-3 ditë është partitë politike PDK-LDK duhet të përcakohen nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votonin. Për besë nëse e propozojnë një emëer nashta ehe unë e votojë atë në vend të meje. Por kërkush nuk po propozon. As PDK as LDK. Jam shumë kureshtar me ditë kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë. Edhe LVV do ta votonte për mos me shku në zgjedhje, por duhet me nxjerr një emër ata për me na tregu kush është ai nëse nuk bën i LVV. Jam i bindur që nuk do ta propozojnë një person neutral. Nuk e propozojmë ne sepse duhet ta propozojë opozita. Nga dy herë i ka taku Kurti liderët e partive opozitare. Natyrisht që ua ka kërku mbështetjen nëse nuk e kemi mbështetjen ata duhet të dalin me emrat e tyre. Ka shumë njerëz me të mirë e më të pregatitur se unë. Edhe unë vetë kam me votu, por ata nuk po dojnë me propozu. Dhe unë konsideroj që nëse nuk e propozojnë, nuk e thotë asnjë emër atëherë ky është përcaktim i qartë për me shku në zgjedhje”, tha ai para mediave.