“Konflikti Serbi-Kosovë, në mesin e gjashtëve që i ndali Trumpi”, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Në konferencën për shtyp të mbajtur më 31 korrik 2025, Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Donald Trump ka ndërmjetësuar dhe ndaluar gjashtë konflikte ndërkombëtare brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij presidencial.

Mes konflikteve të përmendura janë edhe ato mes Serbisë dhe Kosovës, një nga zonat më të ndjeshme të Ballkanit, si dhe konflikte të tjera si ato midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, dhe Egjiptit dhe Etiopisë, transmeton Klankosova.tv.

 “Presidenti ka përfunduar tashmë konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë.

Kjo do të thotë se Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim çdo muaj gjatë 6 muajve në detyrë”, deklaroi Leavitt.

Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë e përmend Kosovën, pasi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur në disa raste të tjera, konkretisht në këto raste të mëposhtme: 

The post “Konflikti Serbi-Kosovë, në mesin e gjashtëve që i ndali Trumpi”, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë appeared first on Kosovapost.net.