Dy vëllezër, të moshave 63 dhe 51 vjeç, janë arrestuar në Malësi të Madhe, pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri dhe e goditën me sende të forta një burrë.
Sipas Policisë, motivet e këtij sulmi ndaj një 42-vjeçari ndodhën për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se në kërkim është shpallur edhe një 34-vjeçar.
“Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.











