Procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në nëndegën “Dardania” që u mbajt të dielën e kaluar në Komunën e Vushtrrisë përfundoi me karrige e grushte, madje në këtë përleshje u përfshinë edhe femrat të cilat ishin të pranishme.
Indeksonline solli videon ekskluzive të këtij skandali, ku më vonë u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të qetësuar gjakrat.
Se videoja e publikuar nga mediumi ynë është e vërtetë e konfirmon edhe Agron Përquku, anëtar i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, i cili gjithashtu shihet në një pjesë të saj.
Ai mohon të jetë i përfshirë në incident, teksa thotë që në këtë proces ka qenë vetëm monitorues.
“Kam qenë monitorues i kuvendit, vërehet pozicioni i jem që unë kam qenë duke u marrë me procesverbal dhe tek vonë e kam vërejt që janë duke u rreh gjinja dhe kur e kam kuptu që janë tu u rreh jam qu në këmbë dhe jam tërhek mbrapa e jam dalë jashtë.
Nuk e di arsyen se për çfarë janë rreh. Ndoshta dikush nga mllefi apo ndaj asaj mundohet të më dëmtojë e ka përmend emrin tim që kam qenë pjesë e përleshjes. Unë jam duke e mbajtë proces verbalin, kur e kam vërejt se janë duke u rrah, vërehet shumë mirë në video, ai me maicë të bardhë.
Gjithçka çka ka qenë duke u zhvillu procesi për momentin është ndërpre takimi, edhe ata e dinë se qysh kanë fillu”, ka thënë Përquku për Indeksonline.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2395097057376998/?t=13