Liverpool ka konfirmuar se sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim serioz të tendinit të Akilit dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe Kupën e Botës me Francën.
Sulmuesi u detyrua të zëvendësohej gjatë pjesës së pare, në ndeshjen e së martës në Champions League kundër PSG në “Anfield”, pas një rrëshqitjeje në fushë. Skanimet e dëmtimit kanë konfirmuar një këputje të tendinit të Akilit.
23-vjeçari mund të jetë jashtë për të paktën gjashtë muaj dhe skenari më i keq është një mungesë deri në nëntë muaj. Gjithsesi, do të duhen më shumë analiza për të përcaktuar një afat kohor për rikuperimin e tij.
“Ekitike do të jetë jashtë për javët e mbetura të sezonit të klubit dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë verë me Francën“, thuhet në komunikatën e klubit anglez.
Ekitike ka shënuar 19 gola për Liverpool dhe Francën këtë sezon pasi u transferua nga Eintracht Frankfurt për 79 milionë euro verën e kaluar. Ai u lëndua pikërisht kur Alexander Isak u rikthye nga dëmtimi i rëndë në këmbë.
The post Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Ekitike, sulmuesi i Liverpool mbyll sezonin dhe humbet Kupën e Botës appeared first on Telesport.









