Punëtorët e ekipeve emergjente në Tajlandë thonë se dy persona janë gjetur të vdekur dhe një numër i panjohur i njerëzve të tjerë ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit të fuqishëm në kryeqytetin Bangkok.
Songwut Wangpon, punëtor i ekipeve të shpëtimit, u tha gazetarëve se shtatë persona të tjerë janë gjetur të gjallë, raporton gazeta “The Guardian”.
Ai foli pranë një grumbulli të madh rrënojash që pak më parë përbënin një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër.
Ndërtesa shumëkatëshe u shemb pas tërmetit me fuqi prej 7,7 shkallësh që ndodhi të premten në mesditë.
Epiqendra e tërmetit ishte në Mianmar, por dridhjet u ndien edhe në shtete të tjera, përfshirë Tajlandën e Kinën.