Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën dy pacientë, ndërsa janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus, nga 392 testime të kryera.
Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të diel janë shëruar 20 persona, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 89 pacientë, 11 prej të cilëve ndodhen në terapi intensiv, ndërsa 1 në intubim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9