Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se sondazhi i fundit i UBO-së konfirmon rënien e vazhdueshme të VV-së.
Ai ka paralajmëruar se nëse Albin Kurti nuk reflekton, VV-ja do të futet në një rënie të madhe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se me këtë trend partia e Albin Kurit po shkon në nivelin e rreth 30%.
“Nëse Albin Kurti nuk reflekton së shpejti, LVV po futet në një trend të rënies që mundet me eskalu. Psikologjia sociale po edhe elektorale është e tillë që kur njerëzit e shofin këtë rënie që po konfirmohet vazhdimisht, poshtë e më poshtë, ata kanë me paniku dhe kanë me garu me zbritë nga anija kush më shpejt. LVV me këtë trend po shkon në nivelin e rreth 30%”, ka shkruar ai.
Sipas tij, efekt të madh në rënie të VV-së do të kishte, nëse presidentja Vjosa Osmani do të futej në garë politike në zgjedhjet e ardhshme.
“Por njerëzit po harrojnë gjithashtu që nëse Vjosa Osmani garon në zgjedhjet e ardhshme, ka me shkaktu një tërmet tek partitë tjera. Ajo nuk do i fitoj zgjedhjet po mundet me i fitu ndoshta rreth 10%. Por qato vota nuk kanë me pikë prej qielli, mesiguri kanë me qenë pak të LVV-së e pak të LDK-së”, ka shkruar ai, duke paralajmëruar rënie të re të VV-së.
“Kështu që, nëse LVV nuk ndron qasje, drejtim dhe strategji.. mundet deri në prill të vitit të ardhshëm, jo vetëm me qenë partia e dytë, por edhe me ra në rreth 25%. Këto nuk janë më prognozë por janë të bazuara në trende dhe speficikat elektorale të Kosovës. Mos të harrojmë që partia që më së shumti po llogaritet fajtore nga publiku për bllokadë është LVV… prandaj ndëshkimin i bllokadës po i faturohet LVV-së. E tek në vjeshtë dhe dimër do të ndëshkohen e faturohen për krizën dhe keqmenaxhimin e energjisë”, ka shkruar Muharremi.