Ishte vetëm çështje kohe që Ibrahim Konaté të lidhej me një transferim të mundshëm te Real Madridi, pasi kontrata e tij me Liverpool-in skadon më 30 qershor 2026 dhe rinovimi nuk është ende në tryezë. “Reds” synojnë ta mbajnë në “Anfield”, por qendërmbrojtësi francez nuk e humbi rastin për të bërë shaka mbi një “të vërtetë të fshehur”.
Konaté pranoi për “Telefoot”, gjatë grumbullimit me Francën: “Një bashkatdhetar më telefonon çdo dy orë (qesh)…” Ky bashkatdhetar nuk është tjetër, veçse Kylian Mbappé, i cili po përpiqet ta bindë të kalojë te Real Madridi.
Në të njëjtën intervistë, Mbappé lavdëroi edhe ish-shokët e tij te PSG, Ousmane Dembélé dhe Achraf Hakimi, si kandidatë për “Topin e Artë”: “Nëse e meriton Dembele? Për mua po, shpresoj ta fitojë. Achraf gjithashtu, ka bërë një sezon historik dhe do të ishte shtysë e bukur për mbrojtësit”.
The post Konaté tremb Liverpool-in: Unë te Real Madridi? Ky bashkatdhetar më telefonon çdo dy orë… appeared first on Telesport.