Këto janë gjobat e shqiptuara vetëm për 2 ditë, aq sa pronarët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë kanë marrë nga Policia e Kosovës duke lënë autobusët e tyre përballë Komunës së Prishtinës.
Kjo për shkak se i pari i kryeqytetit ka marrë vendim që të mos i lë të futen brenda qytetit, me qëllim evitimit të tollovisë, duke iu lënë një parking në hyrje të Prishtinës.
Vendim ky i cili po është i papranueshëm për ta.
“E kemi një vendim tonin që derisa të shfuqizohet vendimi i komunës ne do qëndrojmë këtu, në momentin që shfuqizohet vendimi ne e lirojmë rrugën dalim punojmë qysh kemi punu deri tani edhe pikë problemi nuk ka”, ka thënë Afrim Leci, anëtar i shoqatës së autobusëve “Podujevë-Prishtinë” .
I njëjti thotë që përveç humbjeve financiare, shkaktohen edhe probleme tjera sidomos ne lokacionin e caktuar nga komuna e Prishtinës në fshatin Bernicë, ku tashmë afër tij është vendosur shenja e trafikut se këta autobus nuk lejohen të futën më tej në qytet.
Gjithashtu, shoferët e autobusëve thonë se aty nuk mund të hyjnë me mjetet e tyre edhe shkaku i gjendjes së keqe infrastrukturore në hyrje të saj.
Madje, nuk mund edhe të dalin në rrugën kryesore meqë është vijë e plotë dhe mund të marrin gjoba nga policia.
Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Podujeva nga ky stacion do të vazhdojnë për në qytet me autobusë të trafikut urban.
“Problemi është që komuna e ka ba për interesa të veta, që qytetarët e Podujevës të paguajnë edhe një kosto shtesë prej 80 cent, kështu që tash një qytetarit të komunës së Podujevës i bëhet 2.80 cent me ardhë me shku me kry punë edhe me u kthy prapë për Podujevë”, ka thënë Sadat Kurtolli, anëtar i shoqatës së autobusëve “Podujevë-Prishtinë”.
E nga komuna e Prishtinës thonë se me veprimin e tyre kanë të drejtë ligjore dhe nuk do tërhiqen.
“Mund të debatohet edhe për këtë pjesë e të gjindet një zgjidhje për qytetarët që zbresin në atë statcion të ketë një vendim të ri të trafikut urban që të ketë një lehtësirë që të ketë një pagesë të dyfishtë”, ka thënë zëdhënësi i Komunps së Prishtinës, Donat Lushaku.
Momentalisht, afro 80 fshatra të komunës së Podujevës kanë probleme me transportin për në Prishtinë deri sa çështja të zgjidhet.