Komuna e Vushtrrisë dhe UN Habitati sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e komunës në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, shprehu mirënjohje për UN Habitatin dhe Agjencinë Suedeze “SIDA” që po mbështesin dhe financojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Vushtrrisë, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë
Muzaqi theksoi se Komuna e Vushtrrisë do të jetë partnere serioze në këtë proces shumë të rëndësishëm.
Përveç kësaj komponente të rëndësishme, siç është planifikimi urban, pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore.
Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Vushtrrisë do ta hartoj hartën zonale në gjithë territorin e saj.
Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Gwendoline Mennetrier përfaqësuese e UN Habitatit, thuhet në njoftim.