Komuna e Prizrenit anulon tenderin për kulmet e familjeve skamnore

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me material ndërtimor për kulmet e familjeve nevojtare.

“Nuk kemi Operator Ekonomik të përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në platformën elektronike.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit është pranuar vetëm një ofertë.

Ky tender ishte shpallur në prill të këtij viti, me vlerën e parashikuar prej afër 625 mijë eurove. Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 22 maji i këtij viti.

Furnizimi me material ndërtimor për kulme për familjet skamnore është projekt që zbatohet prej vitesh nga Komuna e Prizrenit.

The post Komuna e Prizrenit anulon tenderin për kulmet e familjeve skamnore appeared first on Kosovapost.net.