Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona publike

Komuna e Prishtinës ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Vendimi u mor në seancën e jashtëzakonshme që  u mbajt sot.

Brahim Mehmetaj nga Drejtoria për Prona tha se qëllimi kryesor është që pronat komunale të mos mbesin të pashfrytëzuara, por të vihen në funksion të zhvillimit, krijimi të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të hyrave të kryeqytetit.

“Një dokument i rëndësisë së veçantë për zhvillim ekonomik, social e urban të komunës sonë. Qëllimi kryesor është që pronat komunale të mos mbesin të pashfrytëzuara, por të vihen në funksion të zhvillimit, krijimi të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të hyrave të kryeqytetit”, tha ai në seancë.

Rreth kësaj çështë pati shumë diskutime, por në fund u miratua me me 31 vota për dhe 14 vota kundër tanimë kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar.