Komuna ka reaguar pas një numri të madh ankesash të pranuara nga banorët e një pjese të lagjes Kodra e Trimave lidhur me problemet në furnizimin me ujë.
Në një njoftim zyrtar drejtuar qytetarëve, autoritetet komunale bëjnë të ditur se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit. Sipas komunës, çështjet që lidhen me furnizimin dhe ndërprerjet eventuale të ujit menaxhohen nga institucioni përkatës përgjegjës për ujësjellësin.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo shqetësim apo informacion shtesë t’i drejtohen drejtpërdrejt institucionit përgjegjës për menaxhimin e ujësjellësit.
Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa theksojnë se mbeten të përkushtuar për të informuar publikun lidhur me çështje që prekin komunitetin.










