Komuna e Prishtinës: Rruga u shemb plotësisht, shmangeni dhe ndiqni udhëzimet në terren

Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

Komuna thotë se janë ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”.

“Ju njoftojmë se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Qytetarëve u është kërkuar që ta shmangin këtë rrugë dhe t’i ndjekin udhëzimet në terren.

🚧 Rruga është e bllokuar për qarkullim. Lusim qytetarët që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. Për çdo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Komunës.