Komuna e Prishtinës ndan rreth një milion € për ndërtimin e kontejnerëve nën dhe mbitokësorë

Çështja me mbeturinat vazhdon të mbetet problemi kryesor për komunën e Prishtinës.

E për të zgjidhur sado pak këtë situatë Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 1 milion euro për ndërtimin e kontejnerëve nën dhe mbitokësorë.

“Ndërtimi i kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, furnizimi dhe zgjermi Zona1 Qendra- Tophane, Dodona, Bregu i Diellit, Ulpiana, Dardania, Lakërishta dhe Zona 2 Kodra e Trimave, Bernicë e Epërme”, thuhet në dosjen e kontratës, e cila kap vlerën e 950 mijë eurove.

Në të njëjtën ditë, Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe 550 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen e kryeqytetit.