Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Rruga “Nazim Gafurri” sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.
Më tej njoftohet se stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe kërkohet që ta planifikojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë.