Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Nga sot, Komuna e Podujevës do të fillojë fazën e parë të dezinfektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

 

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

  • Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga sot, 08.06.2025 deri më datën 11.06.2025.

The post Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike appeared first on Kosovapost.net.