Banorët e Komunës së Obiliqit po kërkojnë që atyre mos t’u ngrihet çmimi i energjisë elektrike.
Sipas tyre, janë të njëjtit që jetojnë në tym e avull që krijohet gjatë kohës sa prodhohet rryma ne qytetin e tyre, dhe vendimin për ngritje të tarifave edhe për ta e shohin si të palogjikshëm.
Zërin e qytetarëve tashmë edhe zyrtarisht e ka dërguar në një shkresë i pari i kësaj komune, Xhafer Gashi. Ky i fundit u bëri thirrje institucioneve qendrore që ta marrin parasysh ligjin për Obiliqin.