Një person me nevoja të veçanta është punësuar në zyrën pritëse të Komunës së Malishevës.
Arben Krasniqi është punësuar në zyrën për nevoja me aftësi të veçanta. Ai është shprehur shumë i lumtur për punën e re dhe ka theksuar se është ambientuar shumë shpejt, raporton “Klan Kosova”.Ai ka shtuar se shpreson që këtë shembull ta ndjekin edhe komunat tjera në Kosovës,
Krasniqi më herët ka fituar edhe një bursë nga komuna e Malishevës, derisa është punësuar me urdhrin e kryetarit, gjest i cili është përshëndetur nga të gjithë.