Komuna e Gjilanit paguan “për vota” ekskursionin e nxënësve

Shëtitjen do ta bëjnë pa e futur dorën në xhep.

1161 maturantëve të Gjilanit shpenzimet e ekskursionit 3-ditor në Shqipëri do t’ua heqë komuna.

Për këtë, ekzekutivi lokal në krye më Alban Hysenin tashmë vetëm se i ka nisur procedurat tenderuese në vlerë të 157 mijë eurove, raporton Klan Kosova.

Kjo nismë, vitin e kaluar ishte ndaluar nga po ky institucion me akuza karshi nxënësve për përdorim të substancave narkotike e pijeve alkoolike. E kësaj here po thuhet se janë marrë masa sigurie.

Detajet i gjeni në videon më poshtë: