Komuna e Ferizajit më e prekura nga COVID-19, gjithsej 81 raste pozitive

Komuna e Ferizajt ia ka kaluar edhe Malishevë për nga numri i të prekurve me COVID-19.

66 persona ishin të infektuar deri më tani në Ferizaj, pas konfirmimit edhe të 15 rasteve të reja sonte numri i të prekurve në total në këtë komunë ka shkuar në 81.

Në njoftimin e sotëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk është raportuar për ndonjë rast nga Komuna e Malishevës. Aktualisht numri të prekurve me COVID-19 në këtë komunë është 71.

Nga komuna e Ferizajt janë shënuar edhe dy viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së sotme nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial).

IKSHP-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës janë estuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga këto rezultate 31 raste kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu sot më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84).

IKSHP njofton se deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

31 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 480 numri i përgjithshëm