“Kompany u tërbua në dhomat e zhveshjes”, lojtarët e Bayern flasin për dramën e pjesës së parë

“Trajneri ishte i tërbuar dhe me të drejtë”. Kështu u shpreh portieri Urbig për pjesën e parë dramatike të Bayern dje kundër Mainz. Vendasit ishin në avantazh 3-0 në 45 minutat e para.

Harry Kane zbuloi se trajneri Vincent Kompany nuk u kursye në dhomat e zhveshjes. “Ai na tha disa fjalë të ashpra, për të cilat nuk do të flas, por kishte të drejtë, sepse nuk ishim mjaftueshëm mirë.”

Leon Goretzka: “Ne morëm një reagim të vërtetë në pushimin e pjesës së parë, por pastaj u përqendruam në atë që na bën të fortë.”

Drejtori Christoph Freund: “Vincent e bëri shumë të qartë se nuk mund të performojmë kështu, se duhet të futemi në duele, se duhet të prezantohemi si Bayern i vërtetë”.

The post “Kompany u tërbua në dhomat e zhveshjes”, lojtarët e Bayern flasin për dramën e pjesës së parë appeared first on Telesport.