Sot në mbrëmje, në Champions League, do të luhet në Paris një sfidë e madhe mes PSG dhe Bayern Munich, dy skuadra që kryesojnë në kampionatet e tyre. Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli me entuziazëm për rivalët e tij të ardhshëm.
“Jam i impresionuar nga fryma e ekipit të PSG, aftësia e tyre për të rifituar posedimin dhe cilësitë e tyre individuale. Kundër PSG nuk mjafton të përqendrohesh vetëm në një lojtar. PSG ka pasur gjithmonë lojtarë të klasit botëror”, tha Kompany.
Më tej, trajneri belg vlerëson edhe ekipin e tij, ende i pamposhtur këtë sezon: “Edhe ne gjithashtu i kemi këto cilësi të shkëlqyera dhe kjo është arsyeja pse ndeshja e sotme do të jetë vërtet emocionuese. Një finale e parakohshme”.
“Luis Enrique bëri diçka revolucionare në PSG. Ai erdhi me një ide. E gjithë paketa që solli këtu nuk duhet nënvlerësuar. Zbatimi i një ndryshimi kaq të madh nuk ishte i lehtë. Ai gjithashtu mori shumë kritika”, tha Kompany.
“Ajo që e bën këtë ekip të PSG-së kaq të fortë është puna në grup në çdo fazë të lojës. Duhet të besojmë se jemi të aftë dhe të luajmë një ndeshje perfekte, po përballemi me fituesit e Ligës së Kampionëve dhe një nga favoritët”, përfundoi Kompany.
The post Kompany: Ndaj PSG një finale e parakohshme, jemi të aftë të përballemi dhe fitojmë appeared first on Telesport.



															








