Miqësoret e kësaj vere kanë qenë pozitive për skuadrën e Bayern Munich, që ka fituar të tri të tilla në prag të ndeshjes së Superkupës që zhvillohet më 16 gusht, ndaj Shtutgard. Trajneri Vincent Kompany shprehet se është fokusuar te grupi aktual, duke mos u “ngatërruar” te merkato.
“Gjithmonë kam thënë se kemi shumë talent. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të jenë në formë. Tani për tani, na mungojnë Jamal Musiala, Alphonso Davies, Hiroki Itō dhe tani, shpresojmë jo për shumë kohë, Aleksandar Pavlović. Mund të bëjmë shumë hapa përpara kur të kthehen lojtarët e lënduar”, tha Kompany.
“Në një klub të shëndetshëm, njerëzit komunikojnë çdo ditë, dhe kjo është sigurisht rasti me ne. Ne gjithmonë komunikojmë, jo vetëm për skuadrën. Por të gjithë kanë rolin e tyre. Për mua e vetmja gjë e rëndësishme është që kjo skuadër të performojë sa më mirë të jetë e mundur,” shtoi më tej Kompany për mediat.
The post Kompany: Mungojnë 4 lojtarë të dëmtuar, por kam besim te grupi aktual i lojtarëve appeared first on Telesport.