Çështja e fyerjes së pretenduar ndaj Vinicius Júnior nga Gianluca Prestianni vazhdon të diskutohet në Europë. Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli para ndeshjes me Eintracht Frankfurt duke kërkuar të ndahen situatat: ajo që ndodhi në fushë, sjellja e një pjese të tifozëve dhe deklaratat pas ndeshjes. “Është një situatë komplekse. Reagimi i Vinicius ishte emocional dhe autentik, jo i shtirur. Nuk kishte arsye të kërkonte vëmendjen e arbitrit pa motiv”, – tha ai.
Kompany theksoi se edhe Mbappé ka qenë i qartë për atë që pa dhe dëgjoi, ndërsa pamjet televizive tregojnë gjeste raciste në tribuna. Kritikat më të forta ia rezervoi Mourinhos: “Sulmoi karakterin e Vinit duke përdorur mënyrën si feston për ta diskredituar. Ishte gabim lidershipi. Të thuash se Benfica nuk mund të jetë raciste sepse ka pasur Eusébion është e gabuar. A ishte ai me të në vitet ’60 për të parë çfarë përjetonte si lojtar me ngjyrë? Megjithatë, Jose e njoh si person të mirë, por këtë herë gaboi”.
The post Kompany kundër Mourinhos: Përdori Eusébion për të sulmuar Vinicius, këtë herë gaboi appeared first on Telesport.










