Kingsley Coman, 29 vjeç, ka vendosur t’i japë një kthesë të re karrierës së tij. Anësori francez, autor i golit të fitores në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve për gjigantin gjerman, largohet pas 10 sezonesh.
Edhe pse jo gjithmonë titullar, ai ka qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme të bavarezëve. Tani, ashtu si shumë futbollistë të tjerë, që kanë qenë në kulmin e karrierës në Europë, nuk ka dashur ta humbasë mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe mbushur mirë e mirë xhepat atje.
Në pritje të njoftimit zyrtar, ai do t’i bashkohet Al Nassr të Cristiano Ronaldos, Joao Félix dhe Iñigo Martínez, ku do të ndajë dhomën e zhveshjes me ish-shokun e tij të skuadrës, Sadio Mané, me objektivin për të fituar çdo trofe të mundshëm. Coman ka firmosur për tri sezone, me pagë marramendëse, ndërsa Bayern Munich do të përfitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.
Vincent Kompany, trajneri i tij deri më tani, foli në konferencë shtypi për largimin e francezit: “Kur një lojtar kaq i suksesshëm largohet nga klubi, gjithmonë është emocionuese. Duhet t’i kuptojmë vendimin dhe dëshirat e tij. E respektojmë shumë punën që ka bërë të Bayern Munich. Nga këndvështrimi im, prioritet janë lojtarët që kemi në dispozicion”.
Në sezonin 2024-2025, Coman zhvilloi gjithsej 45 ndeshje, shënoi 9 gola dhe dha 5 asistime.
The post Kompany i thotë “lamtumirë” Coman: Moment shumë emocionues, dha gjithçka për Bayern Munich appeared first on Telesport.